Kurti me “tri kushtet” për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit: “Vuçiq bëri dyfytyrësi në pranverën e 2023”

12:35 | 30 Mars 2026
kurti-me-“tri-kushtet”-per-zbatim-te-marreveshjes-se-ohrit:-“vuciq-beri-dyfytyresi-ne-pranveren-e-2023”

Nënshkrim bilateral Kosovë – Serbi të Marrëveshjes së Bruksel/Ohrit, tërheqje të letrës së Ana Brnabiq në dhjetor të 2023’ës dërguar në EEAS dhe ekstradim të Millan Radojçiqit nga Serbia në Kosovë. Këto janë “kushtet” që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pretendoi t’i ketë ende valide për çfarëdo zbatimi të Marrëveshjes së Bruksel/Ohrit; marrëveshje kjo e qendërzuar në dy shtylla: autonomi për serbët e Kosovës në këmbim të një njohje të derës së pasme, të dhënë si “njohje de-facto” nga Serbia. Kurti këto qëndrime i dha në konferencë për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ku u pyer për natyrën dhe përmbajtjen e takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron.

“Është gjë tjetër që Vuçiq ka pranuar marrëveshjen por refuzuar nënshkrimin, është një lloj dyftyrësie, problemet na lindën në pranverë 2023 pikërisht që tha po pranoj marrëveshjen por refuzoj nënshkrimin,” tha Kurti duke i qëndruar vlefshmërisë së marrëveshjes, por të kushtëzuar në tri kërkesat e tij,

Kurti tha se nënshkrimi bilateral sjellë “sigurinë jurudike dhe mirëbesimin” për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje kjo me dy pika kryesore, përkatësisht Nenin 4 dhe Nenin 7. Këto dy pika përcaktojnë që Serbia ndalon së penguari dhe kundërshtuari integrimin ndërkombëtar të Kosovës ndërsa qeveria e Kosovës i jep “vetëmenaxhimin e duhur” komunitetit serb, të ndërlidhur edhe me Nenin 10 të Asociacionit.

“Për dialogun në Bruksel, ne kemi diskutuar në veçanti për zbatimin e marrëvesgjeve në mirëbesim, që të ketë siguri juridike e që vjen nga nënshkrimi i marrveshjes, dhee tërheqja e letrës së Brnabiq, dhe e cila me 13 dhjetor 2023, merreni me mend tha që Serbia nuk e respekton inztegritetin territorial të Kosovës.

Si mund të ketë dialog e zbatim të marrëveshjes nëse dikush të thotë publikisht e zyrtarisht me letër të shkruar që nuk ta respekton integriteitn. Letra duhet të tërhiqet, marrëveshja të nënshkruhet, dhe të mos harrojmë, kryeterroristi dhe Radojçiqi të dorëzohet te ne”, tha Albin Kurti.

“Ne vazhdimisht insistojmë te ndërkombëtarët që t’i bëjnë presion Beogradit që Radojçiqi të dotëzohet, dhe të monitorohet procesi nga çd oorganizatë ndërkombëtare që është e interesuar. Pastaj ngritet dialogu në një nivel të ri, sepse kemi marrëveshje paçka se refuzojnë ta nënskruajnë,” tha Kurti.

Çështja e presidentit

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, tha se “i duhen konsultime të brendshme” fillimisht për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe vetëm pastaj të dërgojë ftesa te liderët e partive opozitare.

Ai tha se janë edhe 30 ditë kohë “e jo 3 ditë”.

“E marrim me serozitetin më të lartë. Kemi kohë deri më 28 prill, kemi 30 ditë, jo 3 ditë. Do të përpiqemi që sa më parë të bëjmë sa më shunë. Dhe mua më nevojiten konsultimet e brendshme, dhe menjëherë dërgoj ftesa me partitë opozitare. Është e rëndësishme të kemi sukses. Në këtë kuptim, çështja është e rëndësisë së lartë,” tha Kurti.

Komento: