Kurti merr pjesë në ceremoninë e ndezjes së dritave për Krishtlindje në Pjetërshan

21:57 | 01 Dhjetor 2023
kurti-merr-pjese-ne-ceremonine-e-ndezjes-se-dritave-per-krishtlindje-ne-pjetershan

Nga vizita në komunën e Gjilanit, dhe më pas vizitës në komunën e Podujevës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndezjes së dritave për Krishtlindje, në fshatin Pjetërshan të komunës së Gjakovës.

Duke iu drejtuar të gjithë të pranishmëve, Kurti tha se simboli i ndezjes së dritave sonte, tregon që kush shkon pas dritës, pas të vërtetës, nuk mbetet në errësirë sepse sipas tij, kush bën vepra të mira, kush e do të vërtetën gjithmonë del në dritë.

“Veprat e mira sjellin paqen dhe të mirën e përbashkët në vendin tonë dhe kudo në botë. Andaj motra dhe vëllezër, me dashuri, për drejtësi, me paqe le të ecim të gjithë përpara së bashku” u shpreh ai.

Ndezja e dritave në këtë fshat tashmë është bërë traditë, i cili ndryshe njihet edhe si “Fshati i dritave”.

Nën organizimin e Famullisë së Shën Josefit, të Pjetërshanit, ky fshat ka arritur ndër vite që të kthehet në një vend atraktiv, i cili ka tërhequr një numër të madh të vizitorëve për shkak të zbukurimeve unike.

Komento: