Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës së shoqatës së grave `Orkide`

23:32 | 10 Gusht 2023
kurti-merr-pjese-ne-hapjen-e-ekspozites-se-shoqates-se-grave-`orkide`

Në ekspozitën me titull “Nga Tradita në Ardhmëri – Punimet Artizanale të Dorës” e hapur nga Shoqata e Grave “Orkide” me kontributin e Komunës së Prizrenit dhe Institutit Yunus Emre në Prizren, ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Artizanatet, përmes rikrijimit të veprave artistike, kombinuar me teknika bashkëkohore, kontribojnë në mbrojtjen e trashëgimisë sonë të pasur kulturore. Nëpërmjet punës së dorës, përmes shoqatës “Orkide”, gratë dhe vajzat po fitojnë shkathtësi të reja dhe po fuqizohen ekonomikisht. Mikpritje na dhuroi kryetarja e shoqatës, Sevgi Kervan. Qëllimi i kësaj ekspozite është të mos harrohen e as humbasin artizanatet e Prizrenit, që të mbajmë gjallë trashëgiminë drejt ardhmërisë, duke bashkëjetuar me modernen”, ka shkruar Kurti në ‘Facebook’.

Postimi i plotë:

 

Komento: