Kurti merr pjesë sot në mbledhjen komemorative në nderim të Afrim Bunjakut

11:41 | 25 Shtator 2023
kurti-merr-pjese-sot-ne-mbledhjen-komemorative-ne-nderim-te-afrim-bunjakut

Kryeministri Kurti do të marrë pjesë sot në mbledhjen komemorative në nderim të policit që u vra dje në krye të detyrës, rreshterit Afrim Bunjaku.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr sot pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të policit të rënë në detyrë, rreshter Afrim Bunjakut. VENDI: Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare të UP-së. KOHA: 12:30”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

 

Komento: