Kurti mesazh BE’së nëpërmjet këshilltarit për tre “kushtet” që i caktoi sot: Do duhej të ishin kërkesa tuaja ndaj Serbisë

23:12 | 26 Qershor 2024
kurti-mesazh-be’se-nepermjet-keshilltarit-per-tre-“kushtet”-qe-i-caktoi-sot:-do-duhej-te-ishin-kerkesa-tuaja-ndaj-serbise

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar mesazh Bashkimit Evropian nëpërmjet këshilltarit të tij, Jeton Zulfaj për tre kushtet që i caktoi sot.

Sipas Zulfaj, këto kërkesa do duhej të ishin të BE’së ndaj Serbisë.

Kështu u shpreh Zulfaj në një cicërimë në X, duke përmendur kështu edhe tri kushtet e Kurtit.

Kushtet e Kurtit ishin nënshkrimi i marrëveshjes bazike, tërheqja e letrës së ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq dhe dorëzimi i kriminelit Milan Radojqiq autoriteteve të Kosovës.

 

 

Komento: