Kurti: Mirë po shkon puna – e kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve për situatën në veri

09:28 | 28 Maj 2023

Kurti: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve për situatën në veri – mirë po shkon puna.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përkundër reagimit të shteteve të QUINT-it dje për sa i përket ngjarjeve në veri, tha se Kosova e ka mbështetjen e tyre.

Ai tha se synimi i qeverisë dje ishte mundësimi i qasjes në zyra për kryetarët e zgjedhur në veri të vendi.

“Besoj që për këtë do ta kemi mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë. E kemi dhe mirë po shkon puna”, është shprehur Kurti.

Kujtojmë se dje Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se “veprimet në veri do të kenë pasoja në marrëdhënien bilaterale ShBA – Kosovë”.

Komento: