Kurti: Moment historik, aplikimin për anëtarësim do t’ia dorëzojmë Presidencës Çeke në Pragë

12:45 | 14 December 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pas nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkim Evropian, se sot po bëhet hapi i parë drejt anëtarësimit në organizatën më të madhe të paqes dhe prosperitetit në Evropë.

Kurti tha para mediave se ky është moment historik që synon hapjen enjë kapitulli të ri për shtetin dhe shoqërinë tonë.

“Bazuar në aspiratat dhe përkushtimin e pathyeshëm të popullit tonë për paqe, liri, barazi dhe drejtësi, orientimin tonë të qartë evropian e euroatlantik dhe konsensusin shoqëror e politik se e ardhmja e vendit tonë është brenda BE-së, sot po bëjmë hapin e parë drejt anëtarësimit në organizatën më të madhe të paqes dhe prosperitetit në Evropë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka bërë të ditur se aplikimi do t’i dorëzohet Presidencës Çeke të BE-së në Pragë.

“Aplikimi në BE i nënshkruar sot nga krerët e Republikës tonë, do t’ia dorëzojmë Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së në Pragë. Ky është moment historik për vendin tonë që synon hapjen e një kapitulli të ri për shtetin dhe shoqërinë tonë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka shtuar se progresi do të varet nga përkushtimi ynë për reforma të thella që e forcojnë sundimin e ligjit, zhvillojnë ekonominë dhe avancojnë demokracinë.

“Shpejtësia me të cilën do të ecim do të varet nga ne. Ne do të ecim përpara me meriton tonë, me aftësitë tona për t’i përmbushur kriteret. Pengesat dhe sfidat i kalojmë me zhvillim demokratik dhe progres shoqëror”, ka thënë Kurti.

Komento: