Kurti ndan foto nga Klinika e re e Ortopedisë: Çdo qytetar të mund të trajtohet dhe të marrë shërbime të dinjitetshme

18:07 | 03 Tetor 2024
kurti-ndan-foto-nga-klinika-e-re-e-ortopedise:-cdo-qytetar-te-mund-te-trajtohet-dhe-te-marre-sherbime-te-dinjitetshme

Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë postimin e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili publikoi fotografi nga Klinika e re e Ortopedisë.

Kurti ka thënë se kjo klinikë tash ofron hapësira të reja dhe teknologji të avancuar, që sigurojnë që çdo qytetar të mund të trajtohet dhe të marrë shërbime të dinjitetshme, shkruan Reporteri.net.

“Klinika e re e Ortopedisë, në objektin e ri, ka tre reparte, katër salla operative dhe gjithsej 22 dhoma me nga dy shtretër. Çdo dhomë ka banjon e saj, dhe është e pajisur me mekanizmin digjital të thirrjes së infermierit dhe mjekut, përveçse me ventilim qendror dhe klimatizim. Ajo tash ofron hapësira të reja dhe teknologji të avancuar, që sigurojnë që çdo qytetar të mund të trajtohet dhe të marrë shërbime të dinjitetshme”, ka shkruar Kurti.

Komento: