Kurti në dyvjetorin e pushtimit të Ukrainës: I premtojmë mbështetjen tonë të palëkundur, derisa fitorja të jetë e tyre

17:03 | 24 Shkurt 2024
kurti-ne-dyvjetorin-e-pushtimit-te-ukraines:-i-premtojme-mbeshtetjen-tone-te-palekundur,-derisa-fitorja-te-jete-e-tyre

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 2 vjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Kurti tha se këto dy vjet të pushtimit rus kanë rezultuar me mbi 6 milionë refugjatë ukrainas, mijëra civilë të vrarë, e shumë shtëpi të shkatërruara.

“Kërcënimi autoritar për sigurinë evropiane nuk mund të ishte më i mprehtë. Përballë agresionit brutal, populli ukrainas i ka rezistuar me sukes përpjekjes së Rusisë për ta kapur dhe pushtuar Kivein”.

“Ushtarët e tyre vazhdojnë luftën e një populli të tërë – të guximshëm dhe të vendosur si kurrë më parë. I përshëndesim dhe premtojmë mbështetjen tonë të palëkundur, derisa fitorja të jetë e tyre”, shkroi Kurti.

Dy vjet më parë, Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, i cili ka rezultuar me mijëra ushtarë rusë të vrarë, duke mos arritur që planet e presidentit rus, Vladimir Putin, të dalin të sakta, pasi parashikimet e tij ishin se Ukrainën do ta pushtonin për tri ditë..

Komento: