Kurti në Forumin Ekonomik Kosovë – Kroaci: Dyert tona janë të hapura për investime të reja

20:38 | 13 December 2024
kurti-ne-forumin-ekonomik-kosove-–-kroaci:-dyert-tona-jane-te-hapura-per-investime-te-reja

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë – Kroaci.

Kurti tha se kjo ngjarje simbolizon përkushtimin intensiv për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

“Kosova është një treg i rëndësishëm që po zhvillohet vazhdimisht dhe ne besojmë se së bashku me Kroacinë do të kontribuojmë në krijimin e vlerave dhe mundësive të reja për ekonominë tonë rajonale dhe globale. Si Qeveri, ne jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis biznesi që është i sigurt, i qëndrueshëm dhe jashtëzakonisht konkurrues”.

“Dyert tona janë gjithmonë të hapura për investime të reja ndërkaq qëllimi ynë është i qartë – ta bëjmë Kosovën një nga tregjet më tërheqëse në Evropën Juglindore. Kosova është treg për kompanitë, por në të njëjtën kohë qeveria jonë do të jetë partneri juaj”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Kurti më tej përmendi edhe miratimin e Ligjit të ri për Investimet e Huaja, procesin e krijimit të Agjencisë për Investime dhe Eksporte e veprime të tjera.

Komento: