Kurti në Greqi takohet me Von der Leyen, thekson rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazë

20:34 | 21 Gusht 2023
kurti-ne-greqi-takohet-me-von-der-leyen,-thekson-rendesine-e-zbatimit-te-plote-te-marreveshjes-baze

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Athinë të Greqisë është takuar me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Këtë të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Kryeministri Kurti me kryetaren Von der Leyen kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin rajonal, planin e rritjes së BE-së për BB6 dhe dialogun.

Kreu i ekzekutivit ka shtuar se për çështjen e fundit ka theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë.

Kryeministri Kurti është takuar edhe me homologun e tij, kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, dhe potencialin që dy vendet kanë për thellim e konkretizim të mëtejmë të tyre.

“Kurti e njoftoi kryeministrin Plenkoviq për progresin dhe arritjet e vendit në rrafshin ekonomik dhe demokratik, me theks qeverisjen dy vjeçare. Ai e uroi homologun e tij dhe Kroacinë që së fundmi u bë anëtarja e 20-të e Eurozonës dhe anëtarja e 27-të e zonës Schengen, teksa e cilësoi këtë si një arritje të madhe të Kroacisë dhe Kroacinë si një model për t’u ndjekur. Të dy ndanë këndvështrimet e tyre mbi zhvillimet gjeopolitike në rajon dhe sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni, duke mbetur të përkushtuar për bashkëpunim të afërt, në shërbim të interesave të përbashkëta dhe në linjë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

 

Komento: