Kurti në konferencën e FES-it: Rinia historikisht ka qenë pjesë e vendimeve të mëdha

14:08 | 19 November 2024
kurti-ne-konferencen-e-fes-it:-rinia-historikisht-ka-qene-pjese-e-vendimeve-te-medha

Kryeministri Albin Kurti, mori sot pjesë në konferencën e Fondacionit Friedrich Ebert (FES), në të cilën u bë publikimi dhe prezantimi i Studimit për Rininë 2024.

Kurti theksoi se historikisht rinia ka qenë nismëtare e vendimeve dhe kthesave të mëdha, duke luajtur një rol kyç në drejtimin e rrugës progresive.

“Ne e kuptojmë nevojën për të përmbushur hendekun midis aftësive dhe nevojave të tregut të punës, andaj edhe përmes reformave në sistemin arsimor, rritjes së buxhetit për arsimin, investimin në infrastrukturën arsimore, dhe programi i themelimit të 12 profileve të arsimit dual, sfidat në arsim edhe po adresohen edhe po zbuten”, ka thënë Kurti.

“Synimi ynë është që për një diplomë shkolle a fakulteti patjetër të ketë një vend pune në ekonominë e shtetit tonë. E kjo po reflektohet në ngritje të nivelit të kënaqshmërisë te nxënësit dhe studentët, ndonëse ka ende shumë punë për t’u bërë”.

Komento: