
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Kuvendin e Kosovës për takimin e paralajmëruar me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Ky takim mes tyre vie në kuadër të konsultimeve për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Të enjten Kurti kishte deklaruar se do të takohej me krerët opozitarë për këtë çështje.
Vendi tashmë është me ushtrues detyre të presidentit, të cilën po e ushtron Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.
Kuvendi ka afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri.
Afati u caktua me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke e shpallur të pavlefshëm një dekret të Osmanit për të shpërndarë Kuvendin.