Kurti në Pejë: Na duhet që të rritemi edhe më shumë

19:38 | 13 January 2025
kurti-ne-peje:-na-duhet-qe-te-rritemi-edhe-me-shume

Kryeministri i Kososvës, Albin Kurti sonte në Pejë ka falënderuar  pejanët për mbështetjen, siç u shpreh pa rezervë, pa kursim, pa pushim në të gjitha siç tha, stuhitë dhe krizat që i kanë kaluar.

Ai  është shprehur se fitoren e Vetëvendosjes nuk ka fuqi që mund ta ndalë, madje u shpreh se s’mund ta ndalin as ata vet.

“E dashura Pejë, kjo mikpritje kaq e zjarrtë ma mbush zemrën me gëzim e mendjen me përgjegjësi. Faleminderit shumë. Faleminderit për sonte, faleminderit  për secilën ditë, të secilës javë, të çdo muaji, përgjatë këtyre shumë viteve që na keni mbështetur pa rezervë, pa kursim, pa pushim në të gjitha stuhitë dhe krizat që i kemi kaluar si Qeveri e Republikës dhe si Lëvizje Vetëvendosje”

“Peja jonë e Peja juaj është qytet i bukur me njerëz që i njohin bukuritë, është qytet i bjeshkëve dhe i lumit, është qytet i xeheve dhe i artit, është qytet ku prehen eshtrat e Haxhi Zekës e të Ali Pashë Gucisë, është qytet i zemrës, i besës dhe i shqiponjave”,

“Të dashur qytetarë të Pejës, fitoren e Vetëvendosjes nuk ka fuqi që mund ta ndalë. Fitoren e Vetëvendosjes e të koalicionit tonë me Guxo dhe Alternativën, nuk mund ta ndalim as ne vet, sepse populli ka vendosur, e po vendos vet”, u shpreh ai.

Kurti tha se si asnjëherë më parë jemi rritur shumë, por u shpreh se u duhet të rriten edhe më shumë.

“Ne tash si asnjëherë më parë jemi rritur shumë e kur rritesh shumë ,rriten mundësitë për t’u rritur. Por, neve tash na duhet që të rritemi edhe më shumë, na duhet ta rrisim fitoren tonë në lartësinë e gjysmë milioni zemrave të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

“Katër vjet kemi qeverisur mirë, bashkë, drejt. Katër vjet kemi vetëvendosur rekorde, ne vendosim rekorde dhe ne i thyejmë ato. Kush e mendon politikën krejt dhe drejt, kush e sheh atdheun cep më cep nuk ia ka frikën as rekordit të vet e as imagjinatës së vet”, tha ai.

Kryeministri Kurti në tubimin në Pejë tutje u shpreh se ata vendosin vet rekordet dhe sipas tij, vet i thyejnë ato, përcjell Klankosova.tv.

“Ne i vendosim vet rekordet dhe vet i thyejmë ato. Ende pa u bërë katër vjet mirë qeverisje, 30 për qind është më i madh bruto produkti vendor në vitin 2024, sesa në vitin 2021 kur e morëm qeverisjen. 40 për qind janë më të larta të hyrat tatimore në vitin qe e lam pas, 2024, sesa në vitin kur e morëm qeverisjen, 2021 dhe 50 për qind është më i madh buxheti i shtetit sivjet, sesa buxheti i shtetit në vitin 2021”.

“Ne vendosim rekorde në fusha të jetës e të punës, opozita vendos rekorde në analista të studiove televizive. Ne veprimtar, ata analista. Ne në frymë e në fakte, ata në rrena e në shpifje. Të dashur qytetar, një nga rekordet më domethënëse, ne e ngritëm numrin e të punësuarve në vendin tonë, në numrin rekord të votuesve të 14 shkurtit 2021”.

“Andaj, le ta thyejmë edhe këtë rekord më 9 shkurt sivjet, në vota dhe ta thyejmë rekordin në punësim, rekord edhe në punësimin e grave. I ftojmë gratë ta rrisin pjesëmarrjen në votim, me mijëra, siç po dalin me mijëra më shumë punë, cep më cep, gjithandej, gjithnjë e më shumë”

“Me mbi 500 mijë zemra që thurin vargun e fitores së numrit 118, le ta thyejmë rekordin edhe në punësim me mbi gjysmë milioni qytetarë të Republikës që punojnë për familje, për atdheun e tyre, për mirëqenien e secilit. Të dashur pejan, nuk kemi thyer rekord vetëm ne, rekord ka thyer edhe opozita në borxhin ndaj bizneseve të Kosovës dhe me deficit buxhetor që na e la trashëgim”, u shpreh tutje ai.

Komento: