Kurti në Shkup, Lushtaku: S’është i interesuar fare për konstituimin e Kuvendit, prioritet duhet të jenë punët e shtëpisë

11:56 | 01 Korrik 2025
Kurti në Shkup, Lushtaku: S’është i interesuar fare për konstituimin e Kuvendit, prioritet duhet të jenë punët e shtëpisë

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti “nuk është i interesuar fare për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, për konstituimin e Kuvendit”.

Ai tha se fillimisht, ai do të duhej t’i zgjidhte punët e shtëpisë, para se të shkonte në Shkup për Samitin dedikuar Planit të Rritjes së Bashkimit Europian për rajonin.

“Së pari duhet të jenë prioritet punët e shtëpisë, e pastaj të ketë diskutim për punët e shtëpisë në një forum tjetër, prandaj besoj që nuk i ka zgjidhë punët e shtëpisë në Kosovë, që është për keqardhje”, tha ai.

Komento: