Kurti në takim me Truss, merren vesh për sanksione shtesë ndaj Rusisë

23:15 | 07 Qershor 2022

Kurti sot ka pasur një takim me sekretaren e jashtme të Britanisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur sot në takim nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

Kurti në një status në Twitter ka treguar se për çfarë është biseduar në këtë takim.

“Kënaqësi të takohem me Sekretaren e Jashtme Liz Truss. Ramë dakord për domosdoshmërinë për të ndërmarrë veprime shtesë kundër pushtimit të paligjshëm të Rusisë në Ukrainë dhe për të sfiduar ndikimin e saj të keq në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne do të punojmë së bashku për të rritur bashkëpunimin tonë dypalësh”, ka shkruar ai.

Komento: