Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pret që në takimin e 2 majit me presidenti serb Aleksandar Vuçiq të diskutohet me urgjencë çështja e të pagjeturve.
Këtë deklaratë Kurti e ka bërë sot pas homazheve te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.
Kjo ngase sipas tij, në aneksin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit saktësohet se duhet trajtim urgjent.
“Ne në aneksin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit kemi thënë se është urgjente çështja e të pagjeturve, pres me urgjencë të trajtohet çështja e të pagjeturve me 2 maj”.“Gjykimi në mungesë thirre PSKR që ato mira dëshmi që i kemi për krimet në Kosovë të shndërrohen e aktakuza për përgjegjësit, sikurse në Kroaci edhe në Kosovë mund të gjykohen në mungesë. Është e paarsyeshme çfarëdo vonese, se dëshmitarët po vendin e po plaken”, ka thënë Kurti gjatë ditës së sotme.
BE ka bërë të ditur se takimi i radhës i nivelit të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq do të zhvillohet më 2 maj në Bruksel.
Siç është parlajmëruar në takimin e ardhshëm të Kurtit dhe Vuçiqit do miratohet Deklarata për personat e zhdukur.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në tekstin e deklaratës për personat e pagjetur përmendet termi “të zhdukur me dhunë”.
Më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia janë dakorduar për aneksin e zbatimit të planit të Bashkimit Evropian i njohur ndryshe si Plani franko-gjerman.