Kurti në telashe serioze me Amerikën, zyrtarët amerikanë besojnë se ai i gënjeu

22:21 | 19 Shkurt 2020

Duket se Albin Kurti është të telashe me Amerikën.

Express ka mësuar nga burimet e veta se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është në telashe serioze me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas burimeve, Kurti i gënjeu ata lidhur me taksën dhe se po mbështetet në evropianët në vend të amerikanëve.

Burimet tregojnë se “Kurti është në telashe serioze me Amerikën”.

Amerikanët besojnë se Kurti nuk është i denjë për pozitën e kryeministrit.

“Ekziston një numër zyrtarësh amerikanë të cilët besojnë se ai i ka gënjyer ata lidhur me çështjen e taksës dhe se Kurti nuk është i denjë për pozitën e kryeministrit”, thuhet nga burimet.

Gjithashtu, gjithmonë sipas burimeve Kurti ua ka bërë me dije amerikanëve se po mbështetet tek evropianët në vend të tyre.

“Kurti ka sinjalizuar SHBA’të se do të mbështetet tek evropianët në vend të amerikanëve”, kanë treguar burimet.

Komento: