Kurti në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit, do të takohet me kancelarin Scholz

08:02 | 16 Tetor 2023
kurti-ne-tirane-per-samitin-e-procesit-te-berlinit,-do-te-takohet-me-kancelarin-scholz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur mbrëmë drejt Tiranës.

Ai, siç njofton zyra e tij, është nisur për kryeqendrën e Shqipërisë, për të marrë pjesë ne Samitin e Procesit të Berlinit.

“Në margjina të samitit, Kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, përfshirë atë me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë s’do të flitet për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës.

Rama ka deklaruar se hapësira për diskutim të hapur mes të pranishmëve është e programuar, por siç tha ai, nuk është një samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme lidhur me çështjen e Banjskës, por janë probleme që trajtohen dhe duhet të zgjidhen nën ombrellën e BE-së

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Gardën e Republikës do të blindojnë Tiranën për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet sot në kryeqytetin shqiptar.

Për sigurinë e këtij aktiviteti ku do të marrin pjesë liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian përfaqësues të lartë të BE-së si dhe lideëat e Ballkanit do të angazhohen 1604 forca policore si dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës.

Zëvendës drejtori i përgjithshëm të policisë së Shtetit Sokol Bizhga, njoftoi bllokimin e disa segmenteve rrugore ku përveç qarkullmit të mjeteve do të ndalohet edhe parkimi i tyre duke nisur nga ora 20 e datës 15 tetor deri në orën 20 të datës 16 tetor.

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”;

-Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Rruga “Papa Gjon Pali II”, “ETC-RTSH-Stadium”;

-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”;

-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”;

-Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;

-Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;

Të gjitha bizneset private që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë, ditën e hënë do të jenë të mbyllura. Do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë rezidentë në ambiente banimi brenda perimetrit të sigurisë. Ndërsa në rrugën “Papa Gjon Pali II”, nuk do të lejohet as lëvizja me këmbë, e qytetarëve. Ditën e hënë që do të mbahet edhe Samiti do të bllokohet lëvizja e mjeteve në disa segmente rrugore duke nisur nga ora 08:00 deri në orën 12:00, dhe nga ora 15:30 deri në orën 20:00.

Rinas – Mbikalimi i Kasharit – autostrada “Durrës – Tiranë” – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – rrethrrotullimi i Saukut – rrethrrotullimi pranë Akademisë së Sigurisë – Pallati i Brigadave – rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”;

Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri te Rruga e Elbasanit (ky ndalim vlen për të gjitha llojet e mjeteve);

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan D’Ark” deri te sheshi “Nënë Tereza”;

E gjithë rruga “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Kufizim të mjetevë të tonazhit të rëndë do të këtë edhe në në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.

Policia shqiptare për hartimin e masave ka bashkëpunuar edhe me ekspertë të sigurisë të vendeve të BE-së, si dhe me organizatat ndërkombëtare INTERPOL dhe EUROPOL, për shkçmbimin në kohë të informacioneve.

Komento: