Kryeministri i Republikës së Kosovës i cili po qëndron në Vjenë të Austrisë ku po merr pjesë në Samitin e socialdemokratëve për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se ky rajon ka nevojë për një proces të përshpejtuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Kurti përgëzoi BE-në që në Samitin e Tiranës rikonfirmoi angazhimin e saj për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor.
“Kemi nevojë për proces të përshpejtuar për anëtarësim në BE, nuk mjafton ‘perspektiva në BE’. Është e vështirë të mobilizohen njerëzit nëse nuk ka afate të qarta kohore drejt anëtarësimit”, ka thënë ai.
Kryeministri Kurti theksoi se duhet të ketë më shumë ambicie për anëtarësim në BE.
“Tani është koha për të përshpejtuar procesin e zgjerimit, me më shumë iniciativa dhe investime në rajon që përfitojnë njerëzit”, shtoi Kurti.
Kurti po shoqërohet në kryeqytetin austriak nga kryetari i Gjilanit njëherish bashkëpartiaku, Alban Hyseni.