Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në ceremoninë për 28 nëntorin në Vlorë.
ZKM ka njoftuar se Kurti bashkë me Bajram Begajn, Elisa Spiropalin, Edi Ramën, Kristo Kiçon dhe Ermal Dredhën bënë homazhe tek varri i Ismail Qemalit.
“Së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Prefektin e Qarkut të Vlorës, Kristo Kiço dhe Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, bënë homazhe duke vendosur kurora me lule tek varri i Ismail Qemalit.”
Kurti ka thënë se 28 nëntori “forcon tek të gjithë shqiptarët, ndërgjegjen dhe krenarinë kombëtare”.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e 112-të vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, që u mbajt në Vlorë të Shqipërisë nën organizimin e Qeverisë së Shqipërisë.
Së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Prefektin e Qarkut të Vlorës, Kristo Kiço dhe Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, bënë homazhe duke vendosur kurora me lule tek varri i Ismail Qemalit.
“Dita e sotme e forcon tek të gjithë shqiptarët, ndërgjegjen dhe krenarinë kombëtare”, u shpreh kryeministri Kurti, teksa uroi të gjithë shqiptarët në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorin.