Kurti: Nëse është çmimi që të paguaj për një marrëveshje politike, ndihem i lumtur për goditjen me vezë

13:25 | 08 Gusht 2026

Deputeti Albin Kurti pas ndërprerjes së seancës, ka deklaruar se ai po kërkon marrëveshje politike për një president konsensual.

“I bëjë thirrje kreut të LDK-së, PDK-së, e Aleancës, që të takohemi e të merremi vesh, përndryshe do të jetë e vështirë që të shmangen zgjedhjet e reja”, tha Kurti.

Derisa duke i komentuar gjuajtet e vezëve ndaj tij, ai tha se nëse është çmimi që ai do të paguaj për arritjen e një marrëveshje politike, ai ndihet i lumtur pse po goditet me vezë nga një deputete.

“Nëse është ky çmimi që unë si kryetar i partisë fituese duhet të paguaj vetëm që të arrijmë një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit, unë do të ndihesha i lumtur edhe nëse goditem me vezë nga një deputete”, theksoi ai mes tjerash.

Komento: