Kurti nesër në Sarajevë, Dodik kërcë*non: Gjërat do të ndërlikohen nëse…

23:08 | 04 December 2024
kurti-neser-ne-sarajeve,-dodik-kerce*non:-gjerat-do-te-nderlikohen-nese…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të shkoj për vizitë në Sarajevë por ende nuk dihet se me cilët zyrtarë shtetëror të Bosnës do të takohet, raportojne mediet boshnjake, transmeton portali Front Online.

Megjithatë një ditë para vizitës shefi i Qeverisë kosovare ka marrë një kërcënim nga presidenti i Republikës Serbe të Bosnës, Milorad Dodik.

“Nëse Kurti vjen në Sarajevë, gjërat në Bosnje dhe Hercegovinë do të ndërlikohen”, ka kërcënuar Dodik.

Kurti do ta vizitojë Bosnën me ftesë të një organizate joqeveritare, disa ditë para se qytetarët e këtij shteti të fillojnë ta vizitojnë Kosovën pa viza. /FrontOnline/

Komento: