Është mbajtur takimi i dymbëdhjetë i Komisionit për Planifikim Strategjik, në të cilin krahas kryeministrit, Albin Kurti, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, si dhe ministra, zëvendësministra, anëtarë të kabineteve qeveritare, si dhe drejtues të zyrave në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive të linjës.
Qeveria ka njoftuar se në këtë takim u diskutua për përgatitjet për financim të projekteve infrastrukturore të vendit, nga fondet e BE-së dhe të partnerëve të tjerë zhvillimorë.
Kryeministri Kurti ka theksuar se gjatë tri viteve të fundit është i aplikuar me sukses me shumë projekte infrastrukturore për financim.
“Planifikimi i mirë dhe hartimi i listës prioritare, tani merr rëndësi edhe më të madhe, në kontekst të Planit të Rritjes së BE-së, nga i cili Kosova pritet të përfitojë afro 1 miliard euro”, ka thënë ai.
Sipas njoftimit, ai ka përmend aplikimet e Kosovës të miratuara përgjatë kësaj periudhe nga Bordi Operacional i ËBIF, duke mundësuar përfitimin e granteve në vlerën totale prej 57.6 milionë euro.
“Javën e kaluar patëm takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku diskutuam edhe për Agjendën e Reformave, një dokument kryesor për detyrimet e Kosovës në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian. Kryerja e reformave në të gjithë sektorët dhe fushat, që matet me treguesit e Agjendës së Reformave, është e lidhur drejtpërdrejtë me vëllimin e përfitimit të fondeve të Planit të Rritjes që realizohen përmes ËBIF”, u shprehur Kurti.
Ndërkaq, ministritë e linjës prezantuan listat prioritare në fushën e mjedisit, transportit dhe energjisë, ndërsa zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se qëllimi i kësaj liste në radhë të parë është t’i prioritizojmë projektet me të cilat pastaj ne aplikojmë në instrumentet për financim të ofruara nga Bashkimi Evropian dhe institucionet financiare ndërkombëtare dhe po ashtu tregon synimet tona investive në infrastrukturë.
Përgjatë kësaj mbledhjeje u votuan dhe Grupet Punuese Sektoriale (GPS) për përzgjedhjen e projekteve që do të përfshihen në kuadër të Listës Prioritare të Projekteve Infrastrukturore për sektorin social dhe infrastrukturën digjitale.