Kurti niset për në Zvicër, Lajçak do t’i takojë atë dhe Vuçiqin në Davos

17:52 | 15 Janar 2024
kurti-niset-per-ne-zvicer,-lajcak-do-t’i-takoje-ate-dhe-vuciqin-ne-davos

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër, njoftoi zyra e tij.

Zyra e Kryeministrit tha se gjatë qëndrimit në shtetin helvetik, Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari “do të marrin pjesë në hapjen e panairit “Swissbau 2024″, ku 12 kompani vendore do të promovojnë prodhimet e tyre”.

Më pas, Kurti do të udhëtojë për në Davos, për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Ekonomik Botëror.

“Pastaj do të udhëtojë për në Davos për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), ku krahas takimeve bilaterale me homologë, zyrtarë të lartë shtetërorë dhe përfaqësues të kompanive ndërkombëtare është i ftuar edhe si folës në panele të diskutimit”, njoftoi ZKM.

Komento: