Kurti njofton për “një bisedë të mirë” mbrëmë vonë me Borrellin: Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve

14:23 | 06 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë ka biseduar mbrëmë vonë me përfaqësuesin për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Josep Borrell.

Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një postimi të bërë në Twitter, derisa ka theksuar se nuk ka alternativë tjetër ndaj dialogut dhe institucioneve.

“Mbrëmë vonë pata një bisedë të mirë me Joseph Borrell. Nuk ka rrugë tjetër ndaj dialogut dhe institucioneve”.

Kreu i ekzekutivit theksoi se gjatë kësaj kohe policia i ka shpërndarë 843 qortime dhe s’ka pasur asnjë incident.

“E njoftova se janë shqiptuar 834 fletëqortime për drejtuesit e makinave me targa pa leje, 0 incidente apo ankesa”, shkroi Kurti.

Komento: