Kurti njofton se çka bisedoi me Zaevin

17:20 | 04 November 2019

Kurti takohet me Zaev: Biseduam për situatën politike në dy vendet tona.

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, sot ka qëndruar në Shkup ku është takuar me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Këtë e bëri të ditur Kurti me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Kurti tha se ai ishte i shoqëruar në këtë takim nga dy anëtarët e kryesisë së VV-së, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Liburn Aliu.

“Biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian”.

“Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen”, ka shkruar Kurti.

Komento: