Kurti njofton se vitin e ardhshëm do të nënshkruhet Marrëveshja për bashkëpunim ekonomik me vendet e EFTAS-s

16:50 | 29 Shtator 2024
kurti-njofton-se-vitin-e-ardhshem-do-te-nenshkruhet-marreveshja-per-bashkepunim-ekonomik-me-vendet-e-eftas-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi një arritje të rëndësishme në avancimin e bashkëpunimit ekonomik me vendet anëtare të EFTA-s (Norvegji, Zvicër, Lihtenshtajn, Islandë).

Kurti tha se pas katër raundesh negociatash që filluan në qershor 2022, është arritur një marrëveshje për Tregtinë e Lirë, e cila do të nënshkruhet në fillim të vitit të ardhshëm.

“Kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja për prodhuesit dhe kompanitë tona vendore dhe do të forcojë partneritetin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Republikës sonë dhe shteteve anëtare të EFTA-s”, tha Kurti.

“Përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-së, gëzon trajtim të barabartë. Jemi i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me EFTA-n”, theksoi ai.

&;

Komento: