“Kurti nuk duhet të flasë për taksën në ditën e tij të parë si kryeministër”

22:10 | 05 Shkurt 2020

Fatmir Limaj ka thënë se Kurti nuk duhet të flasë për taksën në ditën e tij të parë si kryeministër.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherit kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se kryeministri Kurti nuk duhet të flasë për temën e taksës në ditën e tij të parë si kryeministër i shtetit.

“Kryeministri nuk duhet të flasë për temën e taksës në ditën e tij të parë si kryeministër i shtetit”, është shprehur Limaj.

“Ka ma shumë se 100 tema të tjera me të cilat mund të merret, tema e taksës është temë e ndjeshme”.

Limaj gjithashtu tha se në ditën e votimit të Qeverisë ishin treguar konstruktiv në fjalimet në foltore, pasi VV’ja në të kaluarën ishte sjellë shumë më keq.

“Nuk hodhëm ujë, as gaz lotsjellës. Thjesht thamë mendimet tona në foltore”, tha Limaj.

“Kurti shpesh ka ndërruar qëndrimet në punët më me rëndësi për shtet. Për flamur, për institucione, për pavarësi etj”, shtoi ai.

Tutje ai tregoi se në çfarë tema do e mbështesnin Qeverinë në këtë legjislaturë.

“Bashkëpunojmë vetëm në temat me rëndësi shtetërore”, tha ai, duke lënë të kuptohet se do të bashkëpunojnë për dialogun me Serbinë.

Komento: