Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është shprehur optimist se partia e tij do të hyjë në koalicion parazgjedhor me LDK-në.
Në një lidhje direkte në Facebook, Kurti ka thënë se ka bashkëpunim korrekt mes dy partive dhe se nëse bëhen bashkë, si koalicion do të marrin rreth 70 ulëse në Kuvend.
“Kemi shprehur vullnetin e mirë. Jemi optimistë. Për një vit kemi bashkëpunim me kryetarin tashmë të rizgjedhur të LDK-së Isa Mustafa. Kemi pas takime të rregullta, dhe që nga vera e vitit të kaluar, s’e kemi befasuar njëri-tjetrin. Ka pas bashkëpunim korrekt në opozitëbërie. E sot s’e kemi qeverinë duke iu atribuuar rezistencës sonë”, ka deklaruar ai.