
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka paralajmëruar se dështimi i procesit për zgjedhjen e Presidentit mund ta çojë vendin drejt një cikli të ri zgjedhor.
Ai tha se Kosova ka kaluar tashmë nëpër tri procese zgjedhore dhe se zgjedhjet e reja do të ishin të dëmshme për funksionimin institucional.
Kurti përmendi edhe ndikimin financiar të një procesi të ri zgjedhor, duke thënë se ai do ta dëmtonte buxhetin e shtetit.
“Qytetarët kanë folur më 9 shkurt, më 28 dhjetor 2025 dhe më 7 qershor 2026”, tha Kurti.
Sipas tij, stabiliteti institucional dhe funksionimi demokratik i vendit duhet të jenë prioritet, ndërsa marrëveshja me LDK-në mbetet në fuqi.
Kurti ka kritikuar mundësinë e shkuarjes sërish në zgjedhje, duke thënë se Kosova nuk mund të përsërisë pafundësisht proceset zgjedhore me shpresën se rezultati do të ndryshojë.
“Por nuk mundemi që pafundësisht të përsërisim zgjedhjet me rezultat të njëjtë, me shpresë se ndoshta kësaj radhe rezultati do të jetë një çikë më ndryshe. Nuk do të jetë”, deklaroi Kurti.
Ai tha se zgjedhjet e reja do të ishin të katërtat me radhë për më pak se dy vjet.
Sipas tij, kjo situatë po krijohet për shkak të qëndrimit të disa deputetëve që nuk e mbështesin marrëveshjen për zgjedhjen e Presidentit.