Kurti nuk shkon në seancë për dialogun, opozita lëshon sallën

16:41 | 11 Qershor 2021

Opozita lëshon sallën, pasi Kurti injoroi seancën për dialogun.

Opozita e ka lëshuar seancën ku po diskutohet për dialogun.

Kjo pasi kryeministri Albin Kurti nuk është prezent në seancë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që të përmbyllet diskutimi për këtë çështje dhe të kalojnë në pika të tjera.

Por kjo kërkesë e tij nuk është përfillur.

Kështu e gjithë opozita ka dal nga salla e Kuvendit.

Komento: