Kurti nuk vendos reciprocitet ndaj Bosnjë

18:13 | 01 Prill 2020

S’ka reciprocitet ndaj Bosnjës në bazë të vendimit që ka publikuar Kurti.

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që nga sot të heq tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Tarifën e hequr ndaj Serbisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti do ta zëvendësojë me reciprocitet.

Kurse ndaj Bosnje e Hercegovicës nuk do të aplikohet masa e njëjtë, madje Kurti vazhdimisht kishte deklaruar se padrejtësisht ky shtet e ka pësuar me masën 100% që i është vënë Serbisë, raporton Gazeta Express.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot ka njoftuar për vendimin që qeveria në detyrë ka marrë mbrëmë në mbledhjen e 20-të të saj.

“Reciprocitet, sepse barazi.Sot në ora 00:00 hyri në fuqi vendimi i Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës për zëvendësimin e tarifës 100% ndaj importit të mallrave të Serbisë me zbatimin gradual të reciprocitetit, parim ky universal dhe i të drejtës ndërkombëtare, si dhe për largimin e tarifës 100% ndaj Bosnje-Hercegovinës”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo nënkupton që ndaj Bosnje e Hercegovinës qeveria ka hequr taksën por nuk ka aplikuar masën e reciprocitetit.

Komento: