Kurti numëron 6 kushte për themelimin e Asociacionit

11:35 | 02 Shkurt 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës, para deputetëve ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kreu i ekzekutivit tha se Asociacioni i komunave, mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës vetëm nëse konsiderohen gjashtë kushte.

Asociacioni i Komunave i dalur në parim nga marrëveshja e Brukselit Thaçi – Daciq, si mekanizëm i tillë mund të konsiderohet nga Republika e Kosoves me këto kushte:

1.Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës,

2.Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndrroj emrin, duhet t’i shperbeje vetem bashkëpunimit horizontal të komunave

3.Të drejtat e pakicave kombëtare dhe makinizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejne parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane

4.Para vendosjes se Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëveileagave

5.Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke, dhe vetëm pasi Serbia t’i ket╒ pranuar parimet e kartës OKB-së në raportet e saj ndërshteërore me Republikën e Kosovës.

6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet e BE-së dhe të tjerët për mos pranimin e aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Komento: