Kurti, opozitës: Aman thuajani edhe Eskobarit këto që m’i thoni mua për dialogun, do t’i bënit shërbim të madh vendit

12:34 | 09 Shkurt 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është drejtuar deputetëve të opozitës që vendosmërinë e tyre që s’pranojnë marrëveshje nëse ajo nuk është finale dhe pa njohje në qendër, t’ia thonë në fytyrë edhe zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar-it

.

Kur ta shihni Escobar-in paramendojeni sikur përpara e keni Albin Kurtin, u tha kryeministri deputetëve opozitarë.

“Aman këto thuajani Escobarit e jo vetëm mua. Shërbim më të madh Republikës së Kosovës nuk mund t’i bëni. Kur e keni Escobarin përpara paramendojeni Albin Kurtin, thuani Kosova Republikë, njohje, marrëveshje finale, nuk pranojmë asgjë më pak”.

Mes tjerash për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Albin Kurti iu drejtua kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, se ajo është një marrëveshje ka ardhur nga kryetarët paraprakë të partive t ëtyre.

“Kjo duhet të jetë preambula e juaj saherë që merrni fjalën për Asociacionin”, tha Kurti.

Komento: