Kurti optimist se me takime arrihet marrëveshja për presidentin

13:35 | 06 Prill 2026
kurti-optimist-se-me-takime-arrihet-marreveshja-per-presidentin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para mediave, pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Edhe Kurti e konfirmoi që s’ka lëvizje të reja, por u shpreh optimist se do të arrihet një marrëveshje me opozitën, me takimet që do të zhvillohen në vijim.

“Është sfidë gjigante që një parti t’i ketë 80 deputetë dhe ta zgjedhë vet presidentin. Kandidati ynë, Glauk Konjufca është zyrtarizuar mes datës 5 dhe 6 marsit. Unë vazhdoj të jem optimist, me takime të tilla mund të arrijmë një marrëveshje, por këtë nuk mund ta them që e kemi sot. Atmosfera konstruktive në njërën anë dhe dashamirësia që t’i shmangim zgjedhjet në anën tjetër, më bën optimist për tri javët e mbetura, që uroj të mos i shfrytëzojmë deri në orët e fundit”.

Komento: