Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar mërgatën në Oslo të Norvegjisë.
Nga atje, ai është shprehur se ka një dëshirë në rritje e brezit të ri që ta mësojnë më mirë prejardhjen e prindërve të tyre.
Ndërkaq, është shprehur se kategoria e cila po kthehet në Kosoëv, shifrat të cilat sipas tij janë në rritje e sipër, janë pensionistët.
“Ka një vullnet e dëshirë në rritje e brezit të ri që ose që kanë lindur këtu, pse që kanë ardhur këtu shumë të vegjël, që ta mësojnë më mirë prejardhjen e prindërve të tyre dhe në anën tjetër kategoria e cila po kthehet në Kosoëv, shifrat janë në rritje e sipër, janë pensionistët”, është shprehur Kurti.