Kurti para studentëve të Oksfordit thotë se Kosova është histori suksesi

22:00 | 06 Qershor 2022

Kuti po vazhdon të jetë aktiv në takime.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur sot fjalim para studentëve të Oxford Union.

Për këtë ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
Kurti ka thënë se Kosova është një histori suksesi, një fitore e demokracisë dhe një perspektivë premtuese për socialdemokracinë, shkruan Reporteri.net.

“Nder që pata mundësinë të flisja në Oksford Union për Republikën tonë të re, origjinën, rrugëtimin dhe fatin e saj. Sot, Kosova është një histori suksesi, një fitore e demokracisë dhe një perspektivë premtuese për socialdemokracinë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Twitter.
Ndryshe, pak pasi u kthye nga “turi” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Britanisë së Madhe.

Sipas njoftimit të Zyrës së tij, Kurti do të realizojë takime me zyrtarë të lartë, përfshirë dhe Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.

Komento: