
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur shkurt para se të hynte në Kuvendin e Kosovës për takimin me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
I pyetur nga gazetarët për pritjet nga takimi, Kurti u shpreh se pret që ai të jetë konstruktiv.
“Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së XI”, deklaroi Kurti, teksa po hynte në Kuvend për t’u takuar me Hamzën.
Takimi po zhvillohet pas ftesës që Kurti i kishte drejtuar krerëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së./Gazeta10