Kurti paralajmëron me siguri: Priten sul*me nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri

18:38 | 24 December 2024
kurti-paralajmeron-me-siguri:-priten-sul*me-nga-serbia-para-dhe-pas-vitit-te-ri

Kryeministri parlajmëroi me siguri sulme të tjera në veri të vendit, “veçmas para dhe pas Vitit të Ri”.

Albin Kurti e dha këtë paralajmërim ndërsa foli në një konferencë për media se si njerëzit e Milan Radoiçiqit e shkaktuan shpërthimin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok në fund të nëntorit.

“Kësi metodash të sfidimit të sigurisë në Republikën e Kosovës, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxitë fort, pastaj shkaktimin e panikun në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas Vitit të Ri”, tha ai.

Kurti tha se janë të përkushtuar që këto metoda të “neutralizohen maksimalisht”, përkundër se sulme të tilla, siç tha, janë sfiduese edhe për shtete të fuqishme.

Komento: