Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do t’i nisim menjëherë komunikimet me partitë politike

11:45 | 23 Qershor 2026
kurti:-pas-certifikimit-te-rezultateve-do-t’i-nisim-menjehere-komunikimet-me-partite-politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar se Lëvizja Vetëvendosje do të nisë komunikimet me partitë politike menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

I pyetur për hapat e ardhshëm drejt formimit të institucioneve, Kurti tha se fillimisht duhet të përfundojë procesi i certifikimit të rezultateve.

“Por sa të certifikohet rezultati, fillojmë komunikimet menjëherë”, tha Kurti./Gazeta10

Komento: