Kurti pas takimit me Escobarin: Ia tregova hapat që kemi ndërmarrë për çështjen e dinarit

20:33 | 14 Mars 2024
kurti-pas-takimit-me-escobarin:-ia-tregova-hapat-qe-kemi-ndermarre-per-ceshtjen-e-dinarit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit me emisarin e SHBA-së, Gabriel Escobar.

Kurti në profilin e tij në ”X”, thotë se Escobarin e ka falënderuar për mbështetjen e SHBA-së dhe ka kërkuar që të mbahet përgjegjëse Serbia për sulmin në Banjskë.

Kurti shkruan se të njëjtin e ka informuar edhe për hapat e ndërmarrë në mbështetjen e transicionit nga dinari në euro.

“Kënaqësi të takohem me Gabriel Escobar. E falënderova për mbështetjen e Amerikës dhe theksova nevojën për ta mbajtur përgjegjëse Serbinë për sulmin në Banjska. Gjithashtu e informova atë për hapat që ka ndërmarrë qeveria jonë për të mbështetur tranzicionin e rregullores së Bankës Qendrire dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në agjendë ”, shkruan Kurti.

Ndërkohë, Escobar ka thënë se Kurti e ka marrë parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që Escobar i ka bërë në takim.

 

Komento: