Albin Kurti sot është takuar me Nenad Rashiq.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur pas takimit me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”.
Kurti ka thënë se me Rashiqin nuk kanë biseduar për koalicionin, por për procesin zgjedhor.
Ai ka thënë se Rashiq ishte i zhgënjyer me procesin zgjedhor në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë.
“Bisedova me të për procesin zgjedhor, si ka shkuar në komunat me shumicë serbe. Ai ishte i zhgënjyer. Pra nuk ishte një takim për, lë të themi, koalicionin e ardhëm qeverisës, meqë ne do të merremi më shumë me bisedimet që tashmë i kemi me Lidhjen Demokratike të Kosovë. Ky është një hap i mëvonshëm pasi ne t’i përmbyllim bisedimet me LDK-në. Isha i interesuar që të marr vesh prej tij për procesin si ka shkuar në komunat me shumicë serbe”, ka thënë Kurti.