Kurti: Pas zgjedhjeve, do të kërkojmë sërish bashkëpunim për një president jopartiak

16:00 | 09 Maj 2026
kurti:-pas-zgjedhjeve,-do-te-kerkojme-serish-bashkepunim-per-nje-president-jopartiak

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë foli edhe për çështjen e presidentit.

Ai tutje tha se opozita ka penguar edhe proceset për zgjedhjen e Presidentit, duke e quajtur sjelljen e saj “bllokim të vazhdueshëm”.

“E edhe nga opozita kërkuam bashkëpunim për Presidentin, por ata nuk na e ofruan asnjë emër. Apo edhe kur flisnin për ndonjë emër, nuk i ofruan asnjë nënshkrim. Hapjes sonë ata iu përgjigjën me bllokim e vetëm me bllokim. Prandaj edhe quhen ‘blloku opozitar’”, tha ai.

Ai tha se pas zgjedhjeve do të kërkojë sërish bashkëpunim politik për zgjedhjen e një presidenti jopartiak.

“Pas zgjedhjeve sërish do të kërkojmë bashkëpunim për një president jopartiak, jashtë skenës aktuale politike, me integritet e kompetencë”, u shpreh Kurti.

Kujtojmë se sot LDK e propozoi Vjosa Osmanin kandidate për presidente dhe bartëse të listës, kurse Abdixhiku do të jetë kandidat për kryeministër të kësaj partie

Komento: