Kryeministri Albin Kurti, në Ditën e Veteranit ishte në Prekaz për nderime te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.
Përmes një postimi në Facebook, i pari i qeverisë thotë se nderimet te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, i bëri pasi fiksimi i kësaj dite të shënuar në këtë datë, rrjedhë nga 30 dhjetori i vitit 1991, kur familja e Shaban Jasharit u rrethua për herë të parë nga policia serbe.
“Në Ditën e Veteranëve, isha në Prekaz, për nderime te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, sepse fiksimi i kësaj dite të shënuar në këtë datë, rrjedhë nga 30 dhjetori i vitit 1991, kur familja e Shaban Jasharit u rrethua për herë të parë nga policia serbe. Rezistenca e asaj dite në Prekaz, shënoi fillimin e një periudhe gjashtë vjeçare të përshkuar me aksione guerile dhe me rezistencë të armatosur, deri kur luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dolën për herë të parë publikisht në Llaushë të Skenderajt”, ka shkruar Kurti.
E shefi i ekzekutivit nu vizitoi vetëm Prekzain, por edhe Laushën, ku së fundmi është lartuar memoriali që shënon daljen e parë publike të UÇK-së.