Kurti për herë të parë bën homazhe te varri i Rugovës, kjo është deklarata e tij

10:38 | 17 Shkurt 2020

Albin Kurti për herë të parë bën homazhe të ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryeparlamentaren Vjosa Osmani kanë vënë kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Kryeministri Kurti me këtë rast ka thënë se sot tek sa shënojmë 12 vjetorin e pavarësisë, kujtojmë presidentin e parë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës sot tek sa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të shpalljes së pavarësisë, kujtojmë presidentin e parë të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova i cili u zgjedh nga populli. Ibrahim Rugova poashtu ishte presidenti i parë në Kosovën e çliruar.

Në një ditë si kjo vlerësojmë përpjekjen institucionale dhe angazhimin politik për liri e pavarësi. U preftë në liri dhe paqe”, tha Kurti.

Kujtojmë se kjo ishte hera e parë që Kurti bëri homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Komento: