Kurti për Lojërat Mesdhetare: Projekt që tejkalon sportin

22:35 | 20 Shkurt 2026
kurti-per-lojerat-mesdhetare:-projekt-qe-tejkalon-sportin

Kryeministri Albin Kurti, ka folur për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, duke i cilësuar ato si një projekt zhvillimor shtetëror që kërkon bashkëpunim të gjerë institucional dhe përkushtim afatgjatë.

Ai i tha këto gjatë fjalimit të tij në ceemoninë për laureatët e vitit 2025 nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

“Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 janë projekt që tejkalon sportin”, ka thënë Kurti.

“Ato janë një investim në zhvillimin e vendit dhe në imazhin ndërkombëtar të Kosovës”, vijoi ai.

Ai në fund po ashtu uroi fituesit nga ceremonia e sivjetme për sukseset e tyre.

Komento: