Kurti për ndalimin e vizitave e telefonatave për ish-krerët e UÇK-së: Mundësit janë të kufizuara, me Konjufcën po punojmë

11:44 | 24 Nëntor 2023
kurti-per-ndalimin-e-vizitave-e-telefonatave-per-ish-kreret-e-uck-se:-mundesit-jane-te-kufizuara,-me-konjufcen-po-punojme

Kryeministri Albin Kurit, tha se institucione e Kosovës i kanë mundësitë të kufizuara që të ndikojnë në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Ekonomia Online. Duke komentuar vendimin për ndalimin e vizitave dhe telefonave për ish-krerët e UÇK-së, ai tha se ndikimi i tyre është tejet i vogël.

Por që tha se bashkë me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufcën, po punojnë në këtë drejtim.

“Është zhvillim negativ, por mundësitë janë të kufizuara që të kemi ndikim. Jeni duke menduar si të ndihmojmë bashkë më Glauk Konjufcën”.

Gjykata Speciale e Hagës, më saktësisht Qendra e Paraburgimit, i ka ndaluar të gjitha telefonatat dhe vizitat për ish-krerët e UÇK-së.

Atyre vetëm u është thënë se “me keqardhje i njoftojnë që vizitat janë anuluar”. As familjarët e as miqtë nuk kishin pranuar asnjë sqarim tjetër.

Ata që kishin vizita të aranzhuara kishin paguar biletat e hotelet, dhe kishin kryer fluturimet. Por në fund, vizita nuk u bë.

Arsyet pse ka ndodhur një situatë e tillë ende nuk dihen. Megjithatë, kjo vjen disa ditë pasi Prokuroria e Hagës pati disa aksione, arrestime e bastisje, me arsyetimin e “pengimit të drejtësisë”. Por, nuk dihet nëse ndalesa e vizitave e telefonatave ndërlidhet diçka me këtë qëllim.

Komento: