Kryeministri Albin Kurti ka folur për ndeshjen e mbrëmshme mes Kosovës dhe Lituanisë ku vendi ynë shënoi fitore me rezultat 1 me 0.
Kurti në Facebook ka lavdëruar futbollistët e Kosovës për lojën.
“Mbrëmë mjaftoi goli i hershëm për fituar ndeshjen. Djemtë tanë e përmbyllën këtë cikël me fitore, ndërsa na presin mundësi tjera për t’u promovuar tutje”.
“Na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer. Suksese tutje!”, shkruan ai