Kurti për pak shtyp nxënësit, hyn në shkollë pa leje

20:08 | 23 January 2025
kurti-per-pak-shtyp-nxenesit,-hyn-ne-shkolle-pa-leje

Britmat e fëmijëve të frikësuar e thirrjet “largohuni”, nuk po e ndalin eskortën e Albin Kurtit.

Tetë xhipa të zinj të kryeministrit Kurti për pak sa nuk i shtypën fëmijët e shkollës “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, kur partia në pushtet mbajti tubimin elektoral, ilegalisht, brenda sallës së sporteve afër shkollës.

Rregullorja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve udhëzon partitë politike që përpara se të bëhet tubimi politik i cili mbledh më shumë se 200 persona, të lajmërohet institucioni përgjegjës për shfrytëzimin e asaj hapësire 48 orë më herët.

Drejtori i Arsimit në Fushë-Kosovë, Fatlum Berisha, thotë se këtë gjë, partia e Kurtit nuk e bëri. Madje, tubimi u mbajt kur fëmijët ishin brenda mësimit.

Sa për sy e faqe, jashtë kornizës së rregullores, partia në pushtet kishte dërguar kërkesë më pak se 24 orë para eventit.

E për dallim nga pushtetarët, partitë e tjera po dalin shumë më të disiplinuara, sipas Berishës./KiksKosova

Komento: